Mos humb asnjë moment me "Kamerën e Pixel"! Bëj fotografi dhe video fantastike duke përdorur veçoritë si "Portreti", "Fotografimi natën", "Regjistrimi me intervale" dhe "Turbullimi kinematografik".
Bëj fotografi mahnitëse
• HDR+ me kontrollet e ekspozimit dhe balancimit të bardhësisë - Bëj fotografi të mrekullueshme duke përdorur HDR+, sidomos në skena me ndriçim të ulët ose me ndriçim nga pas.
• Fotografimi natën - Nuk do të duash ta përdorësh më asnjëherë blicin. "Fotografimi natën" zbulon të gjitha detajet dhe ngjyrat që humbasin në errësirë. Madje mund të bësh fotografi edhe të Rrugës së Qumështit me anë të "Astrofotografisë"!
• Instruktori i kamerës - Merr sugjerime dhe udhëzime me ndihmën e modeleve të Gemini për të bërë fotografi më të mira
• Shkrepja më e mirë automatike - Me një shtypje të vetme të butonit të obturatorit, mos e humb asnjëherë momentin me të gjithë miqtë
• Zmadhimi me superrezolucion - Zmadho shumë afër nga shumë larg. "Zmadhimi me superrezolucion" i bën fotografitë e tua më të mprehta kur zmadhon.
• Zmadhimi me rezolucion profesional - Zmadho deri në 100-fish, mundësuar nga një model i përparuar i imazheve të gjeneruara nga IA-ja
• Më shto - Përfshije të gjithë grupin në fotografitë e tua, edhe personin që bën fotografinë
• Ekspozimi i gjatë - Shto një turbullim krijues në subjektet që lëvizin në skenë
• Lëvizja e veprimit - Shto një turbullim krijues në sfond ndërsa e mban subjektin në fokus
• Makrofokusi - Ngjyra të ndezura dhe kontrast i mrekullueshëm edhe në subjektet më të vogla
• Kontrollet profesionale - Shkyç cilësimet e përparuara të kamerës, si p.sh. shpejtësinë e obturatorit, ISO-në dhe më shumë
Video të mrekullueshme në çdo regjistrim
• Optimizimi i videos - Përfto video ultra të mprehta nëpërmjet përpunimit nga IA-ja në renë kompjuterike
• Filmimi natën - Rijeto momentin e përsosur, edhe në errësirë
• Regjistro video të rrjedhshme me besnikëri të lartë, me rezolucion mahnitës dhe me audio të qartë, edhe në vendet e ngarkuara
• Turbullimi kinematografik - Krijo një efekt kinematografik duke turbulluar sfondin pas subjekteve të tua
• Plani kinematografik - Ngadalëso lëvizjet e zgjerimit panoramik të telefonit
• Shkrepja e gjatë - Regjistro video rastësore dhe të shpejta thjesht duke mbajtur shtypur gjatë butonin e obturatorit kur je në modalitetin e parazgjedhur të fotografisë
Kërkesat - Versioni më i fundit i "Kamerës së Pixel" funksionon vetëm në pajisjet Pixel që ekzekutojnë Android 16 e lart. Versioni më i fundit i "Kamerës së Pixel" për Wear OS funksionon vetëm në pajisjet Wear OS 5.1 (e lart) të lidhura me telefonat Pixel. Disa veçori nuk ofrohen në të gjitha pajisjet.
Përditësuar më
30 tet 2025